Sunday, January 20, 2013
Jakup Asipi Nje hoxhe si ky - Dokumentar
Nje Dokumentar dedikuar hoxhes tone te ndjere Jakup Asipit
Jakup Asipi lindi në fshatin Sllupcan më 02.02.1951. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm e kreu ne Damask te Sirisë në medrezen El Furkan ne vitin 1980. Studimet Universitare i kreu në vitin 1985 në Universitetin e El Az Har-it në Fakultetin e Bazave te Fesë në Kajro të Egjiptit . Studimet postdiplomike i vazhdoj në Bejrut te Libanit. Pas kryerjes së studimeve prej vitit 1985 Jakup Asipi punoi si imam ne xhamin e Leverkuzenit në Gjermani, ku gjatë kësaj periudhe dha kontribut te çmueshëm për kultivimin e vlerave fetare, morale, arsimore dhe kombëtare. I vetëdijeshëm për nevojën e dauetit ne vendlindje vendosi qe me 1990 të kthehet për te qenë në shërbim te popullit të tij. Ligjëroj në xhamin e fshatit Sllupcan ,ku shkëlqeu me prezantim te sinqertë dhe me oratori te jashtëzakonshme me te cilat i përfitoj zemrat jo vetëm te bashkëfshatarëve te vet, por te qindra e mijëra shqiptareve dhe myslimaneve anekënd botes. Nga kjo periudhë e gjer në vdekjen e tijë ka organizuar mbi 5000 ligjërata, kontribut ky që ka dritë cdo ditë në trojet tona përmes ruajtjes multimediale. Ne komunën e Likovës Jakup Asipi ishte njeri nder strateget kryesor ne organizimin dhe përkrahjen e luftës. Pas përfundimit te luftës ne zgjedhjet e rregullta te vitit 2003 qe u organizuan ne BFI ne RM përkatësisht ne myftininë e Kumanovës, mulla Jakup.e.f.Asipi u zgjodh myfti i mytynisë se Kumanovës, detyre, te cilën me nder dhe dinjitet e kreu deri ne përfundimin e jetës së tij më 7 Janar 2006 në një aksident trafiku në magjistralen Shkup - Kumanovë ndërron jetë.
Përhape & Shpërndaje për hir të Allahut, InshAllah shpërblehemi së bashku...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment